Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

Kryeministri Edi Rama ka promovuar sot në 5 mars librin e tij më të ri “Në sofrën e hënës”.

Rama u shpreh se për të shkruar këtë libër, ka marrë shtysë nga disa miq myslimanë. Kreu i qeverisë nënvizoi se sofra e iftarit është një vend, që shkon përtej atyre që agjërojnë.

Ai tha se bisedat që ka kryer në sofrat e iftarit, në cilësinë e kryeministrit, i ka përmbledhur në këtë libër. Rama vuri në dukje se fetë shërbejnë për të lidhur njerëzit dhe kulturat, duke shtuar se besimi islam ka luajtur rol të rëndësishëm në promovimin e paqes në shoqërinë tonë.

Home Kryesoret
Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë
A R 05/03/2026 17:27

Kryeministri Edi Rama ka promovuar sot në 5 mars librin e tij më të ri “Në sofrën e hënës”.

Rama u shpreh se për të shkruar këtë libër, ka marrë shtysë nga disa miq myslimanë. Kreu i qeverisë nënvizoi se sofra e iftarit është një vend, që shkon përtej atyre që agjërojnë.

Ai tha se bisedat që ka kryer në sofrat e iftarit, në cilësinë e kryeministrit, i ka përmbledhur në këtë libër. Rama vuri në dukje se fetë shërbejnë për të lidhur njerëzit dhe kulturat, duke shtuar se besimi islam ka luajtur rol të rëndësishëm në promovimin e paqes në shoqërinë tonë.

MOS HUMBISNI

Prostata është tkurrur 3 herë! Bëjeni këtë çdo natë!
Prostatol

Si të shmangni tensionin e lartè?! Bejeni kètë njè herë në ditë
Hypertea

Dëshironi të jetoni deri në 100 vjet? Pastroni arteriet kështu!
Hypertea
“Libri është një përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit, që kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin t’i organizoj, në funksionin që kam, duke çelur një traditë, sa i përket funksionit tim, që shkon përtej atyre që agjërojnë. Sofra e Iftarit është përtej agjëruesve. Ka qenë shtysa e disa miqve myslimanë që asgjërojnë, që të përmblidhja këto fjalë në këtë libër. Unë doja që prezantimin ta bënim në mënyrë modeste. Sofra e Iftarit na bën bashkë përtej vijave që na ndajnë në bulevard.

Ka qenë shtysa e miqve myslimanë, që më ka nxitur që të hyj më thellë në kulturën e islamit. Ka një thesar kulturash që vijnë tek ne nga feja, që duhet të kenë adhurimin tonë. Nga detyra kam njohur profesorë të nderuar të fesë islame. Parathënien e ka shkruar ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe”, tha Rama.

Në promovimin e librit të kreut të qeverisë ishin të pranishëm figura të rëndësishme nga feja islame, autorë dhe pedagogë të njohur.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i ekzekutivit shkruan një libër, por me ndryshimin se në atë kohë, nuk ishte kryeministër. Rama shkroi librin “Kurban” në vitin 2011, kur humbi zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, me një diferencë tepër të ngushtë votash me Lulzim Bashën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *